Martesa e Danjelit dhe Fotinisë nuk u prit edhe aq mirë nga një pjesë e madhe e banorëve të tjerë, të cilët e kanë komentuar edhe negativisht këtë dasmë gjatë kësaj jave.

Një prej tyre ka qenë edhe Elsamedi, i cili edhe mbrëmjen e sotme ka shprehur qëndrimin e tij se kjo dasmë mund të jetë vetëm si spektakël, duke shtuar se ai është bazuar edhe tek reagimi i Fotinisë pas klipit të mamasë javën e kaluar. Por gjithsesi ai shton se kurrë nuk ka thënë se mes tyre nuk ka ndjenja.

Për Lupçen është e pamundur që me dy muaj lidhje të arrihet në martesë. Ndërsa për Musain martesa e Danjelit dhe Fotinisë brenda shtëpisë mund të përdoret nga të gjithë në forma të ndryshme. Edhe ai pa mohuar pjesën që Danjeli dhe Fotinia duhen thekson se nuk i duket i vërtetë dasma e nxituar.

Ndërkohë që Olsi dhe Donaldi kanë mbështetur çiftin e ri dhe kanë theksuar se dashuria mes tyre është e qartë dhe nuk ka vend për ta diskutuar as dasmën.