Kleodiana i thotë Damianos se është serioze brenda shtëpisë së Big Brother se atë tip ka.

“Është me tipa, një puthet, një qesh, unë jam serioze se kështu jam”, i thotë ajo.

Damiano nuk e beson dhe qesh me ironi.

“Ti serioze?!”, i thotë ai duke i kujtuar kërcimin.

“Se çke ca kërcime ti këtu brenda, serioze të duken ty ato?”, i thotë ai.

Kleodiana i përgjigjet duke i thënë se kërcimi është puna e saj dhe se nuk e bën atë për t’u dukur në sy të të tjerëve. Gjithsesi ajo e falenderon për këshillat dhe i thotë që do të përpiqet që t’i mbajë mend ato, por jashtë, jo në shtëpinë e Big Brother.