Kleodiana, shpërthen në lot dhe zbulon arsyen

Ka vetëm 24 orë në shtëpinë e Big Brother, por Kleodianës i janë dukur shumë më shumë, duke e pasur mjaft të vështirë përshtatjen.

Vajza shtrihet në krevat dhe nis të qajë. Pranë saj shkon dhe Dona duke e pyetur për arsyen.

“E kam mendjen gjatë gjithë kohës të prindërit. Ata e dinë që unë jam këtu, por kam frikë mos kanë mësuar ndonjë gjë tjetër që nuk e dinë. Nuk përshtatem dot këtu. Nuk mund ta tregoj veten këtu”, thotë Kleodeta.

Dona i thotë se këto gjëra ishin marrë parasysh nga gjithsecili para se të futeshin në shtëpi. “Është shumë herët për t’u mërzitur”, i thotë ajo.