Pasi janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit, Damiano dhe Kleodiana janë sqaruar me njëri-tjetrin për debatin që kanë pasur.

Pasi tensionet janë ulur, Kleodiana shprehet se fjalët që i kishte thënë ia kishte për mirë, por ai e teproi më pas.

Por Damiano shprehet se e di që Kleodiana nuk është mërzitur nga debati i mëhershëm, pasi ajo e ka qejf atë.

“Të shkosh nga te shkosh tek unë do vish, se ti më do shumë mua unë e kuptoj vetëm nga shikimi që më jep. Kjo me hëngri që ditën e parë mua po lerë tani”, shprehet ai.

“Unë të pëlqej se je pozitiv, ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve”, i thotë Kleodiana, ndërsa Damiano e pyet me tendencë “Asgjë më shumë”.