Kleodiana dhe Damiano diskutojnë për lojën me njëri-tjetrin. Kleodiana i thotë se ishte e vetmja që iu afrua Damianos dhe i tha që i dha gjallëri lojës dhe ai e pa si dobësi faktin që ajo i foli.

“Mua më vjen keq se isha e vetmja që kur ishe ulur aty të thashë diçka në vesh dhe ti ma more për dobësi. Ti duhet të bisedoje më mua dhe jo të shfrytëzojë dobësinë time”, i tha Kleodiana.

Damiano tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se po të shihte dobësi tek ajo do ta sulmonte, por nuk e ka bërë këtë.

Klodi e pyet nëse e bezdisin flokët e saj, ndërsa ai i thotë po, dhe i sugjeron t’i lyejë. Më pas, Damiano i thotë se është e paqëndrueshme, pasi më parë i ka thënë se nuk do t’i lyejë flokët ndërsa tani do ta bëjë.

Për Kleodianën, loja e Damianos është e pisët dhe është kopje. Ai e pyet se kë po kopjon, por vajza nuk di t’i japë përgjigje.

“Më mërzite”, i thotë Damiano. “Dhe unë nuk qëndroj me persona që më mërzisin”. Ikën dhe e lë vetëm.