Kleodiana i thotë Armelës se nuk do ta nominojë

Kleodiana kërkon ta sqarojë mirë Armelën se përse i ka thënë që e sheh jashtë shtëpisë këtë javë.

Ajo i shpjegon sipas mënyrës së saj se e sheh më pak aktive atë dhe se Xhenin nuk e sheh jashtë për vetë tipin që ka dhe Sidritën për lidhjen e krijuar me Ervinin.

Gjithsesi, ajo vetë e siguron se nuk do ta nominojë të shtunën. Kleodiana thotë se nuk e ka problem edhe po qëndroi vetëm një javë në shtëpi dhe më pas të dalë.

“Unë nuk të nominoj. Përderisa unë kapem me ty, tit a dish. Unë kam nevojë për ty për lojën time”, i thotë ajo.

“Ne kemi ardhur këtu që të na njohin dhe kaq. S’e kam problem edhe nëse dal për një javë”, i thotë ajo.