Kleodiana bën të qajë Xhenin

Xheni, vajza më e ndjeshme e shtëpisë së Big Brother ka shpërthyer në lot pasi është përballur e vetme me dy vajzat e reja, Donën dhe Kleodianën.

Edhe pse nuk e ka dhënë veten përballë tyre Xheni e ka mbajtur përbrenda për disa orë dhe më pas ka dalë në pjesën e verandës për t’u qetësuar, por kjo situatë është vënë re nga Armela e cila është afruar pranë saj për ta pyetur pse është mërzitur.

“Për çfarë mërzitesh për këto. E kupton se ato po ia arrijnë qëllimit”, i thotë Armela duke theksuar se do flasin sërish me Sidritën dhe më pas do të përgatisin Xhenin për të fituar një debat ndaj vajzave të reja “do e ngresh ti situatën dhe futemi ne të të ndihmojmë”, i thotë ajo.

“E kuptoj edhe unë se nuk po bëj asgjë” thotë Xheni, duke shtuar se “ka që në mëngjes që më thotë hajde…”, duke iu referuar Kleodianës që e ka ftuar për të bërë aerobi. “Sikur jam 150 kg”, thotë Xheni që mezi i mban lotët.

Më pas ajo i kërkon Armelës që ta lërë vetëm duke shpërthyer në lot pasi ka ikur shoqja e saj është futur në dhomë.