Fjorentina Halili ishte një nga banoret e Big Brother që do mbahet mend gjatë për lojën e saj e sidomos për xhelozinë ndaj Olsit. Pas daljes nga Big Brother çifti duken shumë të lumtur, por pikërisht tani që gjërat po shkonin mirë, një i panjohur ka kërcënuar Fjorentinën.

Ish-banorja ka publikuar mesazhin e personit në Instagram dhe shkruan se ajo dhe Olsi nuk ndahen për disa mjeranë që duan t’i bëjnë keq.

“Sapo ia dërgova Olsit atë që ti dhe Musa ia keni punuar pas shpine jashtë dhe brenda “Big”-ut. Mjerë ata që kanë besuar në xhelozinë tënde të shtirur! Sipas meje, brenda kësaj jave ti nuk do jesh më e dashura e Olsit. Zoti ju mëshiroftë si ty, si Musën nga reagimi i Olsit! Nuk merrem me ty se nuk ia vlen fare. Mos qaj shumë kur të të lërë Olsi. Natën e mirë o nona e shtirjes!”, i ka shkruar personi.

“Të jesh e bindur që unë dhe Olsi nuk ndahemi kurrë vetëm se ti flet budallallëqe. Mësohuni me idenë që unë do jem gjithmonë me të. Ok, më vjen për të qeshur për disa mjeranë si puna jote që duan të bëjnë keq”, ja ka kthyer Fjorentina.