Ndarja e punëve të shtëpisë është një temë që shkakton gjithnjë debat brenda shtëpisë së Big Brother, por në këtë edicion, ai që është evidentuar më tepër në këtë drejtim është Ervini.

Këtij të fundit mesa duket nuk i pëlqen mënyra se si Kei lan enët dhe hyn që të lajë pjatën e tij, edhe pse nuk është radha e tij për të larë enët.

Ky veprim ka acaruar Kein, e cila ka kaluar në sulm duke ia shprehur qartë pakënaqësinë e saj për veprimet e Ervinit.

“Mos i fut duart kur është tjetri. Se shumë i ke futur. Ti nuk të lejon kur është radha jote, tani vjen dhe…”, i thotë Kei.

Ndërsa Ervini i irrituar nga fjalët e Keit, ka bërë si qen, gjest me të cilin donte t’i linte Keit të kuptonte se po fliste më tepër seç duhet.

Kei nuk e ka dhënë veten, edhe pse në tonin e saj dallohet se është e irrituar, ia kthen me ironi duke i thënë Ervinit se duhet të imitojë një kafshë më të madhe, duke qenë se ai vetë është i madh.