Kei i nxjerr sekretin Ambrës dhe OlsitOlsi organizoi mbrëmë një festë për ditëlindjen e nipit të tij ku kishte ftuar të gjithë banorët e Big Brother. Për herë të parë pas daljes Ambrën dhe Olsin i pamë së bashku në të njëjtin ambient. Por nuk ishte ky takimi fundit.

Teksa Ambra bënte një video live ditën e sotme, një fans e pyeti nëse ndodhet në kafe me Olsin. Kei e cila ishte në tavolinë me Ambrën i nxjerr “sekretin” dhe tha: “Do e takojë më vonë”.

Ndërsa Ambra më herët u shpreh se tek festa e Olsit shkoi sepse shkuan të gjithë banorët dhe nuk kishte kuptim që ajo mos të shkonte.