Kei “heton” çiftin Damiano-Donjeta

Publiku vendosi një natë më parë që Damiano dhe Donjeta të ishin çift, duke kaluar në këtë mënyrë në dhomën e çifteve, ku tashmë po përballet me pyetjet e “më të vjetërve” në atë shtëpi.

Kei është ajo që kërkon të dijë më shumë për çiftin e ri, duke i pyetur ata për lidhjen e tyre, ndërsa i pyet edhe nëse prindërit e tyre e dinin se ata do të futeshin në Big Brother.

Damiano është ai që i përgjigjet duke i thënë se prindërit e tyre nuk e dinin që ata do të futeshin në shtëpinë e Big Brother.

“Por, a ju shohin të paktën?”, i pyet Kei.

“Nëna ime, po”, i thotë Damiano.