Kei dhe Fotinia diskutojnë rreh çiftit Fiorentina-Olsi dhe mundësinë e një dënimi të mundshëm të tyre për shkak se janë grindur me njëri-tjetrin.

“Kanë debatuar, janë zënë i ka rënë me shpullë Fiorentina në sy të gocave sepse mendoi se shkoi në banjo për të parë gocat”, tregon Fotinia.

Ndërsa Kei shprehet se Fiorentina është shumë xheloze dhe e ka kuptuar se Olsin vështirë ta mbajë në këtë formë. “Fiorentina është ekzemplare, s’kam parë femër më xheloze se ajo gjithë këto vite”, shprehet ajo.
Por ndërsa Fotinia beson se do të ketë penalitet për ta për zënkën në fjalë, dënim që mund të jetë edhe nominimi, për Kein ky nuk është rasti për nominim.