Kur Olsi falenderoi familjen që nuk e kishte lindur në ditë që frynte erë, ai kërkoi që të godiste banorët e tjerë që ishin të lëkundur brenda shtëpisë, por pa përmendur emra.

Kei mendon se këtë thënie ai e ka patur posaçërisht për të.

“Unë mund të prisja nga kushdo, por jo nga ai. Sa për pjesën e asaj, (Fiorentinës), as ma ndjen fare t’i shpjegoj gjë. Ato janë gjëra (debatet me Fiorentinën) që unë i kam bërë dhe mbaj përgjegjësi për to”, thotë ajo.

Musa mundohet ta ngushëllojë dhe i thotë se “në shtëpi duhet të jetë gati për çdo gjë dhe nga kushdo”.

“Jo kështu fjalësh. E vetmja gjë që s’duhet të thotë. Unë s’kam prek njeri nga familja. Ai nuk e kishte me asnjërin nga ju, por vetëm me mua dhe jam me milliona përqind e sigurtë”, thotë ajo.