Musa ka hyrë në listën e zezë të Danielit dhe Fotinisë, pas nominimit të javës së kaluar, ata duket se kanë në plan ta nominojnë sërish djalin nga Vlora e partneren e tij, por në pikëpyetje mbetet çifti tjetër që ata duhet të nominojnë.

“Deri tani përveç Musës kë mendon tjetër, apo duhet parë edhe një herë”, pyet Danjeli duke shtuar se “Unë i kam idetë shumë të qarta”.

Fotinia i thotë se “Unë mendoj që duhet të mendojmë edhe ndryshimin si do ishte shtëpia pa njërin prej tyre”.

Pasi e mendojnë ata arrijnë në konkluzionin se Damiano është pozitiv për shtëpinë, ndërsa Kei është një alternativë për t’u nominuar nëse shpëton edhe këtë javë.

Për çiftin Olsi-Fiorentina, Danjeli dhe Fotinia janë penduar për nominimin që i kanë bërë dhe shprehen se nuk do t’i nominojnë nëse shpëtojnë këtë javë, edhe pse besojnë se ata të dy dalin nga shtëpia e Big Brother këtë të shtunë.