Kur Danjeli bëri për herë të parë propozimin për të caktuar Fiorentinën përgjegjëse të kuzhinës, Katerina dhe Lupçe ishin të vetmit banorë që reaguan dhe dolën kundër.

Më pas, edhe banorët e tjerë e refuzuan këtë, por pa mbledhjes së dytë nga ana e çiftit lider, Katerina mendon se nga e gjithë kjo ajo me Lupçen kanë dalë më keq.

“Mua s’më intereson fare martesa që t’i them llafe të mira asaj. Thashë fjalët që ka thënë mamaja e Fotinisë, megjithëse jam dakord që ajo ka jetën e saj”, thotë Katerina.

“Vetëm unë dhe Lupçe dolëm keq kur folëm aty. Këta hedhin gurin dhe fshehin dorën”, shton ajo.

Fiorentina i thotë që të mos i ngatërrojë gjërat, pasi sipas saj, edhe banorët e tjerë folën, ndërsa Olsi shton se nga gjithë kjo nuk ka pse të dalë keq Lupçja dhe ajo.