Lupçe i thotë Katerinës se gaboi që u përfshi në debat me Fiorentinën në lidhje me marrjen e përgjegjësisë së kuzhinës.

Ai i thotë se Fiorentina nuk i doli në krah Danjelit me Fotinisë në asnjë moment, e kundërta e asaj që pretendonte Katerina.

Por vetë Katerina i thotë se nuk e akuzoi në asnjë moment që i doli në krah çiftit lider, por inati nuk i del me të sapomartuarit.

“Nëse duan muaj mjalti le të dalin jashtë dhe ta shijojnë, jo këtu”, thotë Katerina.

“S’ka këtu, këtu loja do të vazhdojë normalisht”, e mbështet Lupçe.

Ai i thotë më pas partneres së tij se është keqkuptuar me Fiorentinën. Sipas tij, Fiorentina është duke i mbështetur vetëm për faktin e martesës si një vendim i guximshëm aty brenda dhe për asgjë tjetër.