Pas diskutimeve që patën në oborr, Lupçe dhe Olsi vazhduan të flasim me njëri-tjetrin në dhomën e liderit, ku u bashkuan edhe Katerina dhe Fiorentina.

Për Lupçe, pozicioni i liderit po rezulton më i vështirë nga sa e kishte menduar dhe Olsi këtë herë kërkoi t’i tërheqë vëmendjen.

“Nesër pasnesër do të përballesh me një situatë akoma më të fortë dhe do të digjesh, jetë nuk është tre muaj. Po të flas që ta marrësh si mësim se ishalla nuk ndodh. Do të jesh jashtë dhe do të ndikosh shumë më fortë te tjetri. Nëse do ta kishe bërë jashtë këtë kushedi se çfarë do të kishte ndodhur, jo me mua, por me ndonjë tjetër”, i thotë Olsi.

“Nuk të marrin seriozisht. Të marrin vetëm për komik e për të bërë shaka, kur vjen puna për gjëra serioze, thonë hë mo se Lupçja ashtu është. Unë me Kei e kemi diskutuar këtë muhabet. Nëse unë me Olsin do të kishim ndonjë gjë me ju, nuk do të ishim këtu. O Lupçe, e kupton që do të djegësh veten, po do me vij keq”, i thotë Fiorentina.

“Unë e kuptoj këtë shumë mirë dhe shpesh i them që të mos flasi shumë. Unë flas pak që tjetri ta kuptojë”, thotë Katerina.