Katerina është e mërzitur me Lupçen dhe duket se është xheloze për qëndrimin e këtij të fundit ndaj Ambrës.

“I bie që unë te mos rri me asnjë femër”, i thotë i nevrikosur Lupçe, Katerinës, e cila është shtrirë në krevat.

“Dua ta njoh vetë. Nuk shkoj me asnjë këtu unë, ta dish”, thekson Lupçe, pasi Katerina i kërkon llogari përse ai shkon tek Ambra. Por Katerina insiston se vetëm ai dhe Olsi i bëjnë këto veprime.

Qëndrimi i Katerinës ka nevrikosur akoma më tepër Lupçen që i bie me grusht dollapit.

“Mendon shume gabim, je në një format ku gjithçka regjistrohet. Po më acaron nervat. Mbaji mend llafet që the dhe do flasim kur të dalim jashtë e do shohim sa guxim ke”, i thotë Lupçe duke i kërkuar Katerinës që të mos i flasë më.