Olsi jep mendimin e tij në lidhje me largimin nga shtëpia një ditë më parë të Keit dhe Vivit, duke thënë se Kei zgjodhi mënyrën e gabuar për ta bërë lojën.

“Pavarësisht asaj që ndodhi, mënyra se si ajo zgjodhi ta bënte lojën e ka penalizuar. Do të ishte shumë më e ndershme, sidomos me mua, të më kishte thënë: Ols unë po zgjedh lojën time. Dhe unë do ta kisha kuptuar dhe do t’i hapja rrugë, por unë nuk mund ta përtypja një gjë, të shihja një njeri që kam shkuar shumë mirë të ndryshonte shumë”, shprehet Olsi teksa është ulur në oborr së bashku me Musën.

Më pas, ai tregon nëse do të ketë kontakte me Kein kur të dalë jashtë shtëpisë. “Jam i sigurt që do të takohemi jashtë, por nëse ajo që do të më tregojë se si ndodhi gjithë kjo kthesë në shtëpi dhe të më bindë, atëherë do të kemi një marrëdhënie tjetër, por nëse nuk më bind do të kemi një komunikim të thjesht dhe vetëm kaq”, thotë Olsi.