Lupçe pyet Armelën se për kë ajo mendon se do të lërë ditën nesërme shtëpinë nga të nominuarit.

“Ose Olsi, ose Benardi. Jam më shumë te Benardi”, thotë ajo.

Ndërsa Lupçe nuk ka një mendim dhe thotë se të gjithë janë të barabartë. “Mund të dalim edhe ne, por edhe ju gjithashtu”, shprehet ai.

Lupçe kërkon një arsye pse sipas Armelës, ai dhe Katerina nuk janë të rrezikuar. “Ti luan, dashuria është e vërtetë, nuk është shtirje. S’keni pse, varet edhe si ju shikojnë”, thotë Armela.