Një nga çiftet më të komentuar të Big Brother, Dona dhe Musa deri para pak kohësh i shihnim gjithmonë bashkë. Me ikjen e Musës në Itali, Donën e shohim vetëm në shoqërinë e miqve, por një postim së fundmi ka bërë të dyshohet se çifti janë ndarë.

Dona ka postuar një artikull të një gazete që shkruan për fjalitë manipuluese që thonë tradhtarët.

“Mund të përmirësohem. Të premtoj. Gjithçka do të jetë ndryshe”, “Ishte thjesht seks. Nuk kam asnjë ndjenjë për to, por vetëm për ty”, “Mos më kryqëzo gjithë jetën prej një çasti dobësie”, janë disa fjalitë që Dona ka postuar me mbishkrimin “Kujdes”.

Çfarë po ndodh mes çiftit?