Para dy ditësh, tre prej banorëve të shtëpisë së Big Brother, Danjel-Olsi-Donald, imituan personat me aftësi të kufizuar.

Disa e morën si shaka dhe qeshën e disa të tjerë u prekën dhe kritikuan gjestet duke shkaktuar debate në shtëpi. Edhe përse të gjithë banorët e shtëpisë e kanë të qartë se ajo çfarë bënë ishte një veprim dhe ata që i bënë këto veprime janë penduar, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë të gjithë banorët pa përjashtim.

Këtë vendim është udhëzuar Musa që t’ua komunikojë banorëve të tjerë.

“Jam pak në siklet të them këtë gjë. Çfarë ka ndodhur para ca ditësh është e madhe nuk mund të fshihet. Shakatë që kemi bërë me njerëzit me aftësi të kufizuara janë shumë të rënda. “Vëllai i Madh” do marrë dënim për të tërë. Që nga ata që e kanë parë, si ata që e bënë. Sepse ata që e panë nuk duhet të prisnin e të bënin më vonë debatet, por duhet të reagonin menjëherë. Do dënohemi të tërë, të shtunën në darkë “Vëllai i Madh” do japë dënim për të tërë. Dënim i rëndë, se ajo që po ndodh jashtë është shumë e madhe, të bësh gjëra me këtë është shumë e madhe”. Nuk mund të bëhet sikur s’ka ndodhur. Ka ndodhur është e vërtetë, e kanë parë”, u ka shpjeguar Musa banorëve.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndëshkimi që do të japë “Vëllai i Madh” për banorët, vendim që do t’u komunikohet gjatë spektaklit këtë shtunë.