Edhe përse e kuptuan që në fillim se imitimi i personave me aftësi të kufizuara ishte një gjest i tepruar duke shprehur shenja pendese nga momenti i parë, dënimi që pritet t’u komunikohet të shtunën i ka bërë banorët që të reflektojnë akoma edhe më tepër, duke kërkuar falje për çfarë kanë bërë.

Banorët e përfshirë në mënyrë direkte në këtë situatë, Danjeli Olsi, Donaldi, Elsiona dhe Fiorentina, me gurë fillojnë të shkruajnë kërkesën e tyre për falje.

Në përfundim del në pah fjalia “Falje për të gjithë, nga zemra”, një gjest i cili tregon pendesën e tyre për çfarë kanë bërë.