Pasi e cilësoi Ambrën dhe Elsamedin si çiftin fals në shtëpi, Dona ka folur me Ambrën, të cilën e njeh edhe nga jashtë, për ta sqaruar mbi konstatimin e saj.

“Ishte që nuk ju shoh shumë afër, ndaj e thash atë përgjigje, ndërsa për Fotininë dhe Danjelin, ata janë fals në shumë gjëra, por janë shumë afër njëri-tjetrit”, i tha Dona Ambrës.

Më tej, ajo i sqaron se mendimi është dhënë në bazë të asaj që ajo ka parë vetëm brenda dy ditëve në shtëpi.

Dy vajzat diskutuan edhe mbi kontradiktat e lindura mes Elsamedit dhe Danjelit e Fotinisë. Ambra i tregon Donës se pati edhe një bisedë me Fotininë.