Rifutja e Damianos në shtëpinë e beqarëve i ka turbulluar “ujërat e qeta” mes konkurrentëve të tjerë.

Musa pas afrimit me Donën javën e parë të qëndrimit në Shtëpinë e Big Brother ndjehet i kërcënuar nga Damiano për lidhjen e tij me këtë të fundit.

Ndërsa bisedon me Kleodianën, ai i shprehet se është xheloz për afrimin e Damianos me Donën. Ndërsa Kleodiana i thotë të qetësohet. “I thashë që po të përdor”, i thotë ajo Musës.