Kur mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother, Donjeta “mori” me vete Damianon. Por, nëse për Donjetën rregullorja e Endemol është e qartë; që ajo nuk mund të paraqitet në studion e spektaklit, një tjetër rregull është për banorët që dalin jashtë vullnetit të tyre.

Rregullorja e Big Brother thotë qartë që për qëndrimin ose jo të një banori në shtëpi, përveç vullnetit të vetë banorit, vendos vetëm publiku. Në rastin e Damianos nuk vendosi as ai vetë dhe as publiku, por Donjeta.

Për këtë, Big Brother ka vendosur që të hapë një televotim për t’i dhënë mundësi publikut që të vendosë NËSE DËSHIRON QË DAMIANO TË RIKTHEHET NË SHTËPINË E BIG BROTHER APO JO:

VOTONI NË: 56666 NGA SHQIPËRIA DHE 55099 NGA KOSOVA