Armela dhe Xheni kanë qenë shoqe të pandara në shtëpinë e beqareve, por hyrja në shtëpinë e çifteve i ndau ato dhe arsyeja pse nga mike, duket që janë kthyer në armike mbetet e paqartë.

Ato janë munduar shumë ta evitojnë njëra-tjetrën, por detyra e të qenurit lider ka bërë që Xheni të vihet përballë Armelës që t’i përcaktojë detyrat, por kjo e fundit duket se nuk e ka me shumë qejf të marrë urdhra nga ish-shoqja e ngushtë.

“Vetëm ti Armela bën naze”, i thotë Xheni, ndërsa Armela i sqaron se në javët e kaluara ka bërë naze për punë, kurse Benardi e ndërpret duke kërkua që të mos i numërojë punët.

“Më vër mua në punë, mos qaj”, i thotë Armela, Xhenit, e cila mërzitet dhe i thotë “Mos më thuaj mua mos qaj, ti bashkë me Vivin nuk do gatuash, por do lash. S’dua të dëgjoj, jo këtej, jo andej”.