Big Brother i komunikon djemve që të shkojnë në oborr dhe të diskutojnë mbi provën e javës se si gratë e tyre bëhen nervoze dhe më pak seksi kur kanë fëmijë të vegjël.

“Kishte veshur një gjë të gjatë, me atë fjeti dhe me atë u çua. Nuk lyhet nuk vishet, me një palë rroba ka një javë”, thotë Danjeli. “Gjithë ditën në shtëpi duke u marrë me fëmijët edhe pastaj nis xhelozia”, thotë Olsi.

“Gruas time i është rritur mjekra”, thotë Damiano. Ndërsa Lupçe thotë se e ka ndarë mendjen, “fëmijë të dytë nuk ka”.

Biseda e djemve bën mjaft kurioze vajzat, të cilat dalin edhe ato në oborr dhe përgjojnë. “Hajt se do vish te krevati sonte ti”, thotë Armela për Damianon.