Gerta: Nuk merrem me kafshë

Prova e javës te shtëpia e çifteve ka krijuar debate se si duhen ndare detyrat. Fiorentinë thotë se është e pamundur që të jenë aq të shpejtë sa të shkruajnë titrat e filmit vendosur nga BB.

Kei merr fjalën dhe shprehet qe prova duhet zhvilluar në mënyrë të përsosur, gjatë tre provave të filmit banorët e shohin të pamundur ta realizojnë. Në fund Gerta dhe Kei replikojnë për mënyrën se si duhet të realizohej prova dhe ndarja e roleve.

Por Gerta dhe Fiorentina nuk janë të vetmet që janë të revoltuara me të, thuajse i gjithë grupi nuk ka rënë dakord me qëndrimin e Keit, këtë e ka vënë në dukje Danjeli që i pyet nëse e kanë vendosur Kein si lidere të shtëpisë dhe përse nuk reagojnë të tjerët kur janë kundër saj.

“Ajo vetëshpallet lider. Këtu janë 3-4 që bërtasin, 5 që heshtin dhe dalin vetem qe bërtasin”, thotë Gerta , e cila thekson se “Unë s’merrem me kafshë, me njerëz që nuk dëgjojnë”, pas Danjeli i kërkon të dijë se pse ajo nuk reagoi në kohë.