Gerta-Fiorentinës: Je arrogante

Debatet e para tashmë kanë nisur në Big Brother. Fiorentina dhe Gerta ishin ato që debatuan me njëra tjetrën dhe këtë herë arsyeja ishte mosorganizimi gjatë gatimit dhe ngrënies së darkës.

“Dhjetë veta nuk mund të fusim të gjithë duart për të gatuar. Kështu duhet të përcaktojmë disa persona për të gatuar”, i thotë Gerta-Fiorentinës.

Fiorentina: Ti merr zjarr kot.

Gerta: Je ti që flet me arrogancë.

Fiorentina: Jo, jo, fare. Nuk të flas ty me arrogancë.

Gerta: Unë nuk kam ardhur këtu të dëgjoj arrogancën tënde dhe të më thotë njeri se çfarë të bëj.

Fiorentina: Ti dy ditë ke që më njeh, ku e sheh arrogancën time?

Por më pas kjo situatë u mbyll nga Fiorentina, e cila u tërhoq duke i thënë se nuk kishte pasur asgjë ndaj saj.