Duke ngrënë dhe të ulur përballë njëri-tjetrit, Gastarja ngacmon çiftin Fiorentina dhe Olsi. Në shënjestër të saj është ky i fundit.

Fiorentina rrëfen sesi Olsi “dilte pa lejen” e saj në fazat e para të njohjes.

“Më tregonte jashtë se më kanë marrë nja dy vete në telefon dhe do të dal tani. Ikte se ishim ende në njohje atëherë”, i thotë Fiorentina Adnandit dhe Gastares.

Gastarja i drejtohet Olsit.

“Në një këpucë t’i ka futur këmbët gruaj”, i thotë ajo.