Në “intervistën” me Marjusin, pyetjet e Fotinisë u përqendruan tek marrëdhënia dhe mendimi që ai ka për Lupçen.

Dhe Marjusi nuk i fshehu përplasjet që ka me liderin e shtëpisë.

“Është një skuth dhe i qëndroj prap këtij mendimi. Është shumë tip i fshehtë, një person negativ që do që të dalë mirë në publik. Çfarë të të them më, është mashtrues mbi të gjitha”, thotë ai.

Kjo deklaratë e Marjusit është dëgjuar nga Lupçe që ka reaguar në distancë.

“O SuperMarjo i shtëpisë! O lideri i shtëpisë!”, i thotë ai.