Danjeli dhe Fotinia janë në nominim këtë javë, por Fotinia nuk beson se do të jenë pikërisht ata dy që do të dalin nga shtëpia të shtunën që vjen.

“Javës tjetër nuk e besoj që do të ikim ne”, i thotë ajo Danjelit.

“Ishalla qëndrojmë dhe u jap atyre gjithë atë që meritojnë të marrin, seriozitetin”, i përgjigjet ai, duke iu referuar Olsit me Fiorentinën.

Më pas të dy shkëmbejnë disa puthje në kuzhinë dhe Danjeli gjen kohën për të ironizuar me Kein, duke thënë “Të lumshin duart Fotini”. Kei ka kritikuar Fotininë se nuk bën asgjë në shtëpi, as pastron dhe as gatuan.