Përgjegjësia e liderit brenda në shtëpi nuk është aspak e lehtë, pasi duhet jo vetëm të përcaktohen detyrat mes banorëve të tjerë brenda shtëpisë, por duhet të përballesh edhe me pakënaqësitë apo paaftësitë e tyre për t’i realizuar detyrat.

Pas çifteve Fiorentina-Olsi, Lupçe-Katerina, detyrën e liderit këtë javë ai takon çiftit Danjel-Fotini, e pikërisht kjo e fundit ka shprehur pakënaqësi për rolin e liderit.

Ndërsa është duke biseduar me Musën e Donën për përcaktimin e detyrave, Fotinia shprehet e pakënaqur për rolin si lider.
“Shumë stres të jesh lider për Zotin, ishalla nuk na votojnë më”, shprehet ajo.

Ndërsa Musa sugjeron që si Lider të zgjidhet dikush që e dëshiron atë rol.

“Punët nuk është që ndahen, dikush që bën një gjë do bëjë dhe një gjë tjetër të vogël”, sugjeron Fotinia, në mënyrë që brenda shtëpisë të mbyllen të gjitha punët.