Fotinia nuk beson se dashuria mes Musës dhe Donës është e pastër dhe këtë mendim ajo ja thotë Gastares dhe Fiorentinës.

Ajo lë të kuptohet se Dona nuk kupton dhe Musa po e mashtron atë.

“Ai e ka manipuluar aq mirë, ja ka manipuluar mendjen aq mirë saqë ajo beson se…dashuria dhe jeta”, thotë Fotinia.

Fiorentina thotë se Musa ka të dashur tjetër jashtë dhe në këtë pjesë i kërkon Fotinisë që ta ngacmojë.

“Po sikur t’ja hedhësh ndonjëherë me kunjë këtë? Mund t’ja hedhësh. Në debat e sipër, kur ai (Musa) thotë jeni xhelozë e kështu gjërash, mund t’i thuash shiko se mos bëhet xheloze ajo tjetra. Mos ke ndonjë tjetër jashtë”, e këshillon Fiorentina.