Fotinia ka normalizuar marrëdhëniet me Fiorentinën dhe flasin për jetën që i pret jashtë, ajo i tregon se ndonjëherë i duket e pabesueshme që ka burrë.

“E di kur e kam vënë re, kemi menduar çfarë do bëjmë ku do rrimë. Tani kam mamin, nëse është e zhvendosur në Tiranë s’mund të shkoj dhe te rri te Danjeli, se lë mamin vetëm”, shprehet Fotinia. Edhe Fiorentina duket se e mbështet në këtë ide duke shtuar se duhet që Danjeli të jetojë me ta.

Por për Fotininë kjo nuk është zgjidhje sepse siç thotë ajo, ata janë një çift i ri dhe kanë nevojë për hapësirën e tyre. “Nuk dua të jetoj një shtëpi, se jemi çift i ri, por po t’i kem të gjithë afër do ishte fiks për mua”, shprehet ajo.