Fotinia kujton akoma dasmën e zhvilluar brenda në shtëpinë e Big Brotherit dhe i thotë Elsamedit e Elisonës se ndjesia ishte shumë e bukur.

“Në dasmë na vunë këngët tona dhe ajo kënga që më propozoi Danjeli është bërë kënga jonë. Shumë e bukur kjo që ka ndodhur”, thotë ajo.

Por ceremonia e bërë brenda në shtëpi nuk do të jetë e vetmja. Fotinia thotë se ajo me Danjelin nuk kanë hequr dorë nga dasma planifikuar jashtë për në nëntor dhe flet edhe për një ambient ku mund ta zhvillojnë atë.

Elsamedi u këshillon një vend në Shkodër.