Nëse Danjeli nuk është i sigurtë për Katerinën nëse ajo është palë me Lupçen në debatin mes tyre apo ruan neutralitetin, Fotinia është e qartë në atë që thotë.

“Edhe Katerina me atë është, mos kujto ndryshe ti. Nuk është më Katerina që ka qenë. Ka edhe ajo të njëjtin mendim me Lupçen. Tani është me Lupçen, më parë kishte mendim tjetër nga ai”, thotë Fotinia.

“Të bëjnë çfarë të duan. Më vjen inat se unë i kam thënë vëlla dhe ai më ka thënë vëlla”, shton Danjeli.

Një tjetër sfidë për Danjelin është edhe toni i përdorur nga Lupçe.

“Me atë nuk flitet se bërtet, si ato mizat dhe hajde e merru vesh pastaj”, thotë ai.