Fiorentina diskuton me Elisonën për çiftin e të martuarve Danjel dhe Fotini.

Fiorentina thotë se Fotinia po e vuan shumë faktin që në dasmën e bërë të shtunën nuk i erdhi asnjë familjar dhe thotë se po mundohet ta ngushëllojë për këtë.

Ajo thotë e quan të gabuar që nga Elsamedi iu përmend ajo çfarë i tha mamaja Fotinisë në lidhjen me martesën.

“Jam dakort me situatat dhe debatet që kanë ndodhur dhe ndodhin, por mos u kap me pjesën e martesës. Mos i kujto që të tha mami kështu dhe të tha mami ashtu”, thotë Fiorentina.

Ajo shton më pas se Fotinia po i vuan shumë këto fjalë që i janë thënë.

“Ajo e vuan se ajo ne na ka këtu. Unë mbështetjen time ja dhashë dhe e ka akoma mbështetjen time me aq sa mund të bëj. Më shumë nuk bëj dot se unë nuk jam mami i asaj”, shton ajo.