Danjeli dhe Fotinia qëndrojnë gjatë së bashku, ku diskutuan për lojën, por dhe për të ardhmen jashtë shtëpisë së Big Brother.

Fotinia i pohon partnerit të sa në një moment se ka kuptuar diçka tek ai, e cila nuk i pëlqen. “Aftësia jote që përdor të tjerët, nuk më pëlqen”, i thotë Fotinia Danjelit.

Ajo i thotë më pas se jo dëshira, por eksperienca e tij i jep mundësi të fshehë gjëra. “Eksperienca të bën të fshehësh gjëra”, i thotë ajo.

Kjo gjë sigurisht që nuk i pëlqen Danjelit dhe e pyet se çfarë ajo do të dijë që ai mund të ja ketë fshehur ai.

“Mos bëj sikur nuk kupton. Unë të kuptoj ty se si flet me çdo lloj njeriu. Unë e di që ti do të më bindësh, por nuk më bind dot. Ti e ke dhe do e bësh”, thotë Fotinia.

“Unë kam një plan të hapur dhe nuk më ka mundur asnjëherë e keqja”, reagon Danjeli.