Debatet e fundit thuajse me të gjithë banorët e tjerë, ja kanë mbushur mendjen Fotinisë se brenda shtëpisë nuk kanë më asnjë në krah.

“Kjo javë është ndryshe nga javët e tjera për ne dhe ne kërkojmë vetëm që të rrijmë me njëri-tjetrin”, i thotë ajo Fiorentinës.

Danjeli thotë se i vjen habi sesi devijoi muhabeti që nisi ai dhe më pas bën ironi me Olsin.

“Rëndësi ka që të qeshin banorët e tjerë dhe të jenë të lumtur. Kjo është. Këshilla numër një është martohuni dhe puthini”, i thotë ai.

“Jo hajdeni martohuni dhe puthuni, se i bie tani që të gjithë ne të rrijmë gjithë kohës me partneret për t’u bërë çift imun, që mua nuk më intereson fare”, thotë Olsi.

Përgjigjen atij ja jep Fotinia.

“Është pjesë e lojës, por mua nuk më intereson fare edhe po të dal nesër unë ndjehem shumë e plotësuar”, i thotë ajo.