Danjeli ishte në gjumë, por për të u fol shumë nga Lupçe, Musa dhe Olsi. Por duket se një pjesë të mirë të diskutimeve janë dëgjuar nga Fotinia.

Menjëherë sapo Danjeli zgjohet nga gjumi, ata dalin të dy në oborr dhe Fotinia nis t’i tregojë ato që kishte dëgjuar.

“Çfarë s’më kanë dëgjuar veshët kur ti ishte në gjumë. Musa ka diskutuar me Lupçen dhe kanë përmendur shumë gjëra të shkuara në këtë shtëpi. Përmendën javën kur ne ishim lider dhe sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar që prej asaj kohe”, i tregon Fotinia.

“Thjesht i bëjnë qejfin vetes”, thotë Danjeli.