Fotinia flet me Donën mbi lidhjen e saj në Big Brother me Danjelin. Ajo thotë se ai është gjëja më e bukur për të në shtëpi.

“E di cila është gjëja më e bukur për mua në Big Brother? Danjeli. Se kisha menduar kurrë se do të ishin bashkë me Danjelin”, i thotë Fotinia Donës.

Ndërsa Dona shprehet se nuk besonte në lidhjet e krijuara në Big Brother, por tashmë mendon të kundërtën. “Më janë dukur absurde lidhjet në këtë lojë”, thotë Dona.

“Sa e çuditshme, krijohen këto ndjenja, kemi avancuar shumë. Zihemi si do e bëjmë shtëpinë jashtë”, thotë Fotinia, e cila pasi afrohet Danjeli ndryshon bisedë.