Fotinia shprehet se ndihet keq kur e sheh Ambrën që ajo qëndron vetëm. Ajo është me Danjelin dhe flasin për të.

Ata janë bashkë në nominim, por Fotinia thotë se i vjen keq për të. “Më vjen shumë keq për të, ajo ndjehet e vetmuar”, thotë Fotinia.

Ajo u ndikua edhe nga fakti kur pak më herët, të gjithë banorët ishin të vendos në oborr, ndërsa Ambra qëndonte vetëm në shtëpi duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Ndërsa të gjithë banorët janë çift në shtëpi, Ambra luan e vetme për çmimin e madhe. Ajo u fut në Big Brother së bashku me Elsamedin, por më pas vendosën që të luajnë individualisht.