Edhe pse mes tyre nuk ka pasur shumë shoqëri në shtëpinë e vajzave beqare, Fotinia shesh tek Sidrita një aleate të fortë dhe mundohet ta afrojë duke i dhënë një pasqyrim të konkurrentëve të tjerë nga mënyra se si i sheh ajo.

Nga të gjithë çiftet e tjera Fotinia e këshillon që të ruhet nga çifti Fiorentina-Olsi, duke i shpjeguar asaj se pavarësisht se sa të sjellshëm mund të duken, “ata i bëjnë planet natë”, i thotë ajo.

“Unë s’jam ai tip qe jap urdhra. Nuk dua te me thuash mirëmëngjesi dhe nga ana tjetër të thuash fjalë të tjera. Nejse, më kanë thënë do bësh këtë, hajde se jam lider, hajde se jam kështu”, thotë Fotinia, duke i thënë se o këtë javë, ose javën tjetër do të jetë në nominim nga çiftet e reja.