Danjeli e Fotini i thonë Xhenit se mezi i kanë pritur që ajo me Benardin të kalonin tek shtëpia e çifteve.

“Kur ka ardhur Damiano me Donjetën, ngelëm ne të habitur”, i thotë Fotinia asaj.

“Dhe sa u bë loja e parë, kishim një lojë me të puthura, unë doja t’i demaskoja dhe u thashë po ju dy pse nuk putheni?”, shtoi Danjeli.

Lidhur me ‘partneren’ e re të Damianos, Fotini shpreh keqardhje.

“Më vjen keq për Armelën se do të digjet me Damianon”, u shpreh ajo.

Xheni i falenderoi të dy ata për pritjen, ndërsa Lupçe vazhdon avazin.

“Unë mendoj se jam çifti më i fortë në këtë shtëpi”, thotë ai.