Çiftet Fotini-Danjel dhe Katerina-Lupçe duket se janë bërë aleatë në lojë dhe shoqëria mes tyre sa vjen e forcohet.

Ndërsa janë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, Fotini-Katerina-Lupçe bisedojnë rreth çiftit “kundërshtar” Olsi-Fiorentina.

Katerina shpreh një frazë të Fiorentinës që i ka ngelur në mendje “Po të ishte për Lupçen do të kishit dalë në nominim, por prej teje nuk do ju nominojmë. Kështu më tha”, thotë ajo.

Ndërsa Fotinia shprehet se nuk e kupton arsyen pse kanë dashur ta nominojnë Lupçen, “Pse çfarë ka bërë Lupçe?!” thotë Fotinia, duke shtuar se nuk një opinion të mirë për Fiorentinën, “Olsin e gropos ajo, tjetër mendim kam për Olsin, tjetër për atë”, thotë ajo.

Ndërsa Lupçe shton se “Mua s’ma nxjerr karakterin askush, Unë e kam me kod. Atë që mendoj e mendoj unë vetë. Kodi im është respekt. Falsiteti duket aty se unë nuk e bej për ty dhe e bëj për atë”.