Nisi me ngacmime, ku dy vajzat përmendën kapacitetin e njëra tjetrës dhe me ironi Dona i thotë Fotinisë se kur të dalë nga Big Brother do të bëjë një kurs te ajo se është shumë e zgjuar, por më pas mes tyre nisi një debat i gjatë.

“Unë e kam të madh fjalorin. Jam njeri me kapacitet unë, nuk jam si ju”, i thotë fillimisht Fotinia Musës dhe Donës. Ndërsa më pas Fotinia i thotë Donës me ironi: “Ti gëzon një kapacitet shumë të madh”.

“Më të madh se ty dhe kjo më mjafton”, reagon Dona. “Dhe me ato dhuratat e mia të shtrenjta mbylle pak gojën se po prek një pjesë që nuk më përket mua edhe do dalësh shumë keq”, i thotë Dona.

“Nëse je e zonja edhe aq inteligjente sa mbahesh ma mbyll gojën”, thotë Fotinia. Ndërkohë Dona i thotë se edhe asaj do t’i mbyllet goja, por me të mirë dhe jo me të keq.