Pasi foli me Ambrën, Fotinia u bashkua me Danjelin dhe sërish tema e diskutimit ishte sërish Elsamedi.

Fotinia e pyet partnerin e saj nëse ai ka besim tek ajo. Por nuk merr asnjë përgjigje pasi Danjeli dukej i mërzitur.

Ajo i përkëdhel flokët dhe i thotë, se që prej ardhjen në shtëpi të Elsamedit, ai i ka marrë buzëqeshjen. Këtu Danjeli reagon.

“Nuk është kollaj mënyra si shan ai. Unë nuk jam mësuar të kalojë kështu”, shprehet Danjeli.

“Ka edhe njerëz që luajnë kështu, nuk kanë gjë tjetër përveç sharjeve”, i thotë Fotinia.