Olsi ngulmon se nuk ka bërë asgjë të gabuar gjatë provës së javës ku ishte në grup me Ambrën dhe me Donën, ndërsa Fiorentina dhe Fotinia duan të gjejnë “fajtorët”.

Fotinia shprehet se Ambra është e vogël dhe këtë mendim e mbështet edhe Fiorentina. “Ajo ka parë dy të tjerët, Olsin dhe Dona dhe ka bërë edhe ajo si ata”, thotë Fiorentina.

Ndërkohë, Fotinia shprehet se Dona ka shumë faji pasi ajo është më e rritur.

Danjeli thotë se provokimet do të kishin shkuar më tej nëse Musa nuk do të kishte ndërhyrë te ajo me anë të shenjave.